Bota

Shefja e KE-së do të diskutojë me udhëheqësit evropianë për Bordin e Paqes të Trumpit

Zëdhënësi i KE-së, Olof Gill tha se BE-ja e vlerëson ftesën dhe ndan qëllimin e arritjes së paqes, veçanërisht në lidhje me fazën e dytë të përpjekjeve për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza

Melike Pala  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Shefja e KE-së do të diskutojë me udhëheqësit evropianë për Bordin e Paqes të Trumpit

Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të diskutojë me udhëheqësit e BE-së ftesën e SHBA-së për t'u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën të presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i KE-së, Olof Gill tha se BE-ja e vlerëson ftesën dhe ndan qëllimin e arritjes së paqes, veçanërisht në lidhje me fazën e dytë të përpjekjeve për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza.

"Ne po diskutojmë në mënyrë aktive me SHBA-në se si mund ta arrijmë së bashku këtë objektiv dhe jemi në kontakt të ngushtë edhe me partnerët tanë të tjerë për këtë çështje", tha Gill.

Ai shtoi se Von der Leyen është aktualisht e përqendruar në përgatitjet për takimin e Këshillit Evropian të enjten, ku pritet të diskutohet çështja e iniciativës së paqes së SHBA-së.

Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas që ndaloi luftën e Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Iniciativa është pjesë e një plani 20-pikësh të propozuar nga Trumpi dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së si një rezolutë nëntorin e kaluar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.