Bota

Shefi i Shtabit izraelit dhe Netanyahu zhvilluan "debat të nxehtë" lidhur me planin për pushtimin e Gazës

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, shefi i Shtabit, Zamir i ka thënë Netanyahut se po e tërheq vendin në një kurth me planin për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës

Burak Dağ  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Shefi i Shtabit izraelit dhe Netanyahu zhvilluan "debat të nxehtë" lidhur me planin për pushtimin e Gazës

Kuds

Një "debat i nxehtë" thuhet se është zhvilluar midis shefit të Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, gjatë takimit ku u diskutuan planet për sulmet ndaj Rripit të Gazës dhe pushtimin e të gjithë rajonit, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, shefi i Shtabit, Zamir i ka thënë Netanyahut se po e tërheq vendin në një kurth me planin për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës.

Gjatë takimit, Zamir iu drejtua akuzave të ngritura kundër tij nga djali i kryeministrit Netanyahu, Yair Netanyahu, se ai "udhëhoq përpjekjen për grusht shteti", dhe pyeti pse po i nënshtrohet sulmeve të tilla "në mes të luftës" që po zhvillojnë në Gaza.

Zamir reagoi ashpër ndaj një mesazhi që Netanyahu i dërgoi atij dhe që u raportua në media ku thuhej "Nëse plani për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës nuk të përshtatet, duhet të japësh dorëheqje".

Netanyahu i tha shefit të Shtabit: "Mos kërcëno se do të japësh dorëheqje para mediave. Unë nuk i pranoj kërcënimet e tua të vazhdueshme për dorëheqje nëse ne nuk e pranojmë planin tënd. Djali im është 33 vjeç, një burrë i rritur".

Në përgjigje të kritikave të Zamirit se po e tërheq vendin në kurth me planin për të pushtuar të gjithë Gazën, Netanyahu kërkoi të bëhen përmirësime në planin që tha se do t'ia paraqesë kabinetit.

Zamir thuhet se u zemërua herë pas here gjatë diskutimit. Një burim izraelit me njohuri për situatën i tha televizionit shtetëror izraelit KAN se Netanyahu ka tendencën për pushtim të plotë të Rripit të Gazës.

Media izraelite raportoi se Zamir është kundër planit për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.