Bota

Shefi i OKB-së emëron diplomatin veteran për të udhëhequr përpjekjet e Libisë

OKB njoftoi se Kubis "sjell me vetë përvojë shumë vjeçare në diplomaci, në politikën e jashtme të sigurisë dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në vendin e tij"

Michael Gabriel Hernandez   | 18.01.2021
Shefi i OKB-së emëron diplomatin veteran për të udhëhequr përpjekjet e Libisë Foto: AA/Arhiv

Washington

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka caktuar diplomatin veteran sllovak, Jan Kubis, si të dërguar të posaçëm për konfliktin në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përveç kësaj, Kubis po ashtu ngarkohet për të udhëhequr Misionin Mbështetës të OKB-së në Libi (UNSMIL). Ai do të zëvendësojë Stephanie Williams, e cila që nga viti 2018 ishte e angazhuar në ushtruese e këtij posti.

"Sekretari i Përgjithshëm është mirënjohës për angazhimin dhe udhëheqjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses së posaçme në detyrë, Stephanie Williams, në lëvizjen e procesit përpara në Libi", tha OKB në njoftimin e emërimit të diplomatit Kubis.

OKB njoftoi se Kubis "sjell me vetë përvojë shumë vjeçare në diplomaci, në politikën e jashtme të sigurisë dhe marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, si në planin ndërkombëtar ashtu edhe në vendin e tij".

Kubis shërbeu si koordinator i posaçëm për Libanin që nga viti 2019 dhe ishte përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm dhe shefit të Misionit të Ndihmës së OKB-së në Irak nga viti 2015 deri në vitin 2018. Ai po ashtu mbajti postet e OKB-së në Afganistan dhe Evropë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın