Bota

Shefi i OKB-së alarmon për "zhvendosje të rrezikshme nga angazhimet që kanë ruajtur paqen ndër breza"

- Duke theksuar se të drejtat e njeriut janë "nën sulm" dhe hapësira demokratike po tkurret, kreu i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësim për dezinformimin që po ushqen ndarjen dhe frikën

Burak Bir  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Shefi i OKB-së alarmon për "zhvendosje të rrezikshme nga angazhimet që kanë ruajtur paqen ndër breza"

Londër

LONDËR (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi për një "zhvendosje të rrezikshme" nga angazhimet e mëparshme, ndërsa të drejtat e njeriut janë "nën sulm" dhe hapësira demokratike po "tkurret", transmeton Anadolu.

"Lufta vazhdon të përhapet në kontinentin evropian dhe besimi mes shteteve po dobësohet", tha Antonio Guterres në një mesazh me video drejtuar Konferencës Helsinki+50.

Duke theksuar se të drejtat e njeriut janë “nën sulm” dhe hapësira demokratike po tkurret, kreu i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësim për dezinformimin që po ushqen ndarjen dhe frikën.

"Jemi dëshmitarë të një zhvendosjeje të rrezikshme nga angazhimet që kanë ruajtur paqen ndër breza", paralajmëroi ai.

Megjithatë, Guterres tha se vlerat e mishëruara në Kartën e OKB-së dhe të pasqyruara në Aktin Final të Helsinkit, si sovraniteti, integriteti territorial dhe bashkëjetesa paqësore, "mbeten marrëveshjet tona morale dhe strategjike".

"Le të angazhohemi sërish ndaj frymës së Helsinkit përmes theksimit të partneriteteve rajonale për të rinovuar multilateralizmin me lidership parimor, për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar një të ardhme të respektit të ndërsjellë, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së përbashkët", shtoi ai.

Konferenca Helsinki+50, e organizuar nga Finlanda, shënon 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit, i cili u nënshkrua për të përmirësuar marrëdhëniet midis blloqeve Lindje-Perëndim gjatë Luftës së Ftohtë, duke trajtuar çështje sigurie, ekonomike dhe humanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın