Shefi i NATO-s ka “besim të plotë” tek Trumpi përpara takimit kritik
“Kam besim të plotë tek presidenti Trump dhe ai është i vetmi që mund ta bëjë këtë”, u tha Rutte gazetarëve lidhur me qëndrimin e ndryshuar të Trumpit mbi rimëkëmbjen territoriale të Ukrainës dhe bisedimeve me Putinin
Stamboll
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur “besim të plotë” në mënyrën se si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e trajtoi luftën Rusi-Ukrainë, duke mbrojtur komunikimin e Trumpit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, përpara takimit të tyre, transmeton Anadolu.
“Kam besim të plotë tek presidenti Trump dhe ai është i vetmi që mund ta bëjë këtë”, u tha Rutte gazetarëve lidhur me qëndrimin e ndryshuar të Trumpit mbi rimëkëmbjen territoriale të Ukrainës dhe bisedimeve me Putinin.
Rutte tha se lidershipi i Trumpit është “thelbësor” dhe krahasoi qasjen e tij ndaj negociatave në Rripin e Gazës, duke theksuar se presidenti amerikan duhet të angazhojë të gjitha palët, përfshirë Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për të arritur një marrëveshje.
Ai e karakterizoi qëllimin e Trumpit si përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të luftës.
Planet për samitin pezullohen
Dje, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se planet për një samit të dytë Trump-Putin u shtynë përkohësisht pas një telefonate “produktive” midis sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.
Më 16 tetor, Trump pasi foli me Putinin njoftoi se planifikonte të takohej me presidentin rus në Hungari brenda dy javësh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
