Shefi i mbrojtjes turke në Uzbekistan për takime të rëndësishme
Pas ceremonisë së pritjes, të dy ministrat kryesuan një takim në nivel delegacionesh dhe diskutuan çështjet dypalëshe lidhur me mbrojtjen, sigurinë dhe industrinë e mbrojtjes

Istanbul
Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ka vazhduar takimet në Uzbekistan pas përfundimit të një vizite në Turkmenistan, raporton Anadolu.
Güler u prit nga homologu i tij uzbek, Bahodir Kurbanov, në një ceremoni ushtarake në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tashkent.
Pas ceremonisë së pritjes, të dy ministrat kryesuan një takim në nivel delegacionesh dhe diskutuan çështjet dypalëshe lidhur me mbrojtjen, sigurinë dhe industrinë e mbrojtjes.
Dje, Güler u takua me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.