Shefi i kufirit amerikan njofton fundin e rritjes së operacioneve të imigracionit në Minneapolis dhe St. Paul
"Unë kam propozuar dhe presidenti Trump është pajtuar që ky operacion i intensifikuar të përfundojë. Një tërheqje e konsiderueshme tashmë ka filluar këtë javë dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme", u tha Homan
Washington
Shefi i çështjeve të kufirit i SHBA-së, Tom Homan, ka njoftuar se vala e shtuar e zbatimit federal të ligjit të imigracionit në qytetet Minneapolis dhe St. Paul po i vjen fundi, transmeton Anadolu.
Homan tha se operacioni ka "ulur ndjeshëm numrin e objektivave për veprime të zbatimit të ligjit", duke zbuluar më pas se rreth 4 mijë arrestime janë kryer që nga fundi i dhjetorit, kur Trump urdhëroi grumbullimin masiv të mijëra oficerëve të imigracionit.
"Unë kam propozuar dhe presidenti Trump është pajtuar që ky operacion i intensifikuar të përfundojë. Një tërheqje e konsiderueshme tashmë ka filluar këtë javë dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme", u tha Homan gazetarëve në Minnesota.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
