Bota

Shefi i diplomacisë turke do të kryesojë takimin e jashtëzakonshëm të OIC-it për Gazën

OIC tha se takimi do të përqendrohet në veprimet e vazhdueshme izraelite në Gaza dhe synon të koordinojë qëndrimet dhe përgjigjet e vendeve anëtare

Sümeyye Dilara Dinçer  | 24.08.2025 - Përdıtësım : 24.08.2025
Shefi i diplomacisë turke do të kryesojë takimin e jashtëzakonshëm të OIC-it për Gazën

Ankara

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, do të kryesojë një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) në qytetin Xheda të Arabisë Saudite për të diskutuar situatën në Gaza, transmeton Anadolu.

Fidan do të marrë pjesë në takim pasi Turqia aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OIC-it.

OIC tha se takimi do të përqendrohet në veprimet e vazhdueshme izraelite në Gaza dhe synon të koordinojë qëndrimet dhe përgjigjet e vendeve anëtare.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 62.600 palestinezë në sulmet brutale ndaj Gazës. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me një uri të rëndë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın