Turqia, Bota, Shkencë dhe Teknologji

Shefi ekzekutiv i Anadolu-t, Karagöz: Anadolu po evoluon në kompani të teknologjisë mediatike

Kreu i Anadolu-t tha se industria e medias ka pësuar tre ndryshime të mëdha, respektivisht revolucionin e internetit, ngritjen e mediave sociale dhe tani atë që ai e përshkroi si më të rëndësishme deri më tani, inteligjencën artificiale

Selen Valente Rasquinho  | 09.04.2025 - Përdıtësım : 10.04.2025
Shefi ekzekutiv i Anadolu-t, Karagöz: Anadolu po evoluon në kompani të teknologjisë mediatike

Bruksel/Istanbul

Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Anadolu-t, Serdar Karagöz ka deklaruar se agjencia po përdor inteligjencën artificiale (AI) për të diversifikuar dhe forcuar operacionet e saj të lajmeve derisa po kalon në një kompani të teknologjisë mediatike.

Karagöz mori pjesë në një takim të organizuar nga Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) në Parlamentin Evropian, të titulluar "Media evropiane në epokën e inteligjencës artificiale: Sfidat, mundësitë dhe vizioni i së ardhmes".

Duke folur pas ngjarjes, Karagöz tha se Parlamenti Evropian po avancon përpjekjet për të rregulluar mënyrën se si inteligjenca artificiale ndërvepron me median dhe përmendi se agjencitë e lajmeve ndanë pikëpamjet e tyre se çfarë lloji të kornizave ligjore i nevojiten këtij sektori.

Kreu i Anadolu-t tha se industria i medias ka pësuar tre ndryshime të mëdha, respektivisht revolucionin e internetit, ngritjen e mediave sociale dhe tani atë që ai e përshkroi si më të rëndësishme deri më tani, inteligjencën artificiale.

"Agjencia Anadolu e vendosi inteligjencën artificiale në qendër të punës së saj në vitin 2024. Me inteligjencën artificiale po diversifikojmë dhe forcojmë përpjekjet tona për lajmet. Po e kthejmë Anadolu-n në një kompani të teknologjisë mediatike. Ky është mesazhi që sollëm këtu", tha Karagöz.

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Karagöz u takua edhe me përfaqësuesin e përhershëm të Türkiyes në Bashkimin Evropian (BE), ambasadorin Faruk Kaymakcı.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.