Bota

Shefat ushtarakë izraelitë thonë se “rruga drejt Iranit është e hapur”, njoftojnë sulme të reja ajrore

Sipas planeve, theksuan ata, aeroplanët e Forcave Ajrore Izraelite do të godasin objektiva në Teheran mes konfrontimit të vazhdueshëm

Mohammad Sıo  | 14.06.2025 - Përdıtësım : 15.06.2025
Shefat ushtarakë izraelitë thonë se “rruga drejt Iranit është e hapur”, njoftojnë sulme të reja ajrore

Stamboll

Shefi i Shtabit Izraelit, Eyal Zamir dhe komandanti i Forcave Ajrore, Tomer Bar, kanë deklaruar se rruga drejt Iranit tani është e hapur, duke njoftuar sulme të reja ajrore në kryeqytetin Teheran, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, gjatë një vlerësimi të sigurisë mes armiqësive të vazhdueshme me Iranin, të dy deklaruan se “rruga drejt Iranit është e hapur”.

Sipas planeve, theksuan ata, aeroplanët e Forcave Ajrore Izraelite do të godasin objektiva në Teheran mes konfrontimit të vazhdueshëm.

Media shtetërore iraniane Press TV raportoi se në një sulm ajror izraelit që shënjestroi një ndërtesë banimi në kryeqytetin iranian Teheran dje, u vranë të paktën 60 persona, përfshirë 20 fëmijë.

Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore, si dhe duke vrarë të paktën 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë dhe duke plagosur rreth 380 persona të tjerë.

Sipas raporteve, Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur mbi 170 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.