Bota

SHBA vendos sanksione ndaj individëve dhe firmave kineze për shkak të Iranit

Subjektet kineze janë sanksionuar për shkak të punës me Linjat e Transportit të Republikës Islame të Iranit (IRISL)

Michael Gabriel Hernandez  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
SHBA vendos sanksione ndaj individëve dhe firmave kineze për shkak të Iranit

Washington

SHBA ka vendosur sanksione ndaj gjashtë subjekteve kineze dhe dy individëve për shkak se kanë bërë biznes me Linjat e Transportit të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Komuniteti ndërkombëtar ka njohur prej kohësh se regjimi iranian përdor Linjat e Transportit të Republikës Islame të Iranit (IRISL) për të transportuar sende të ndjeshme, të destinuara për raketat balistike dhe programet ushtarake të Iranit", tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë.

Ndërmarrjet me bazë në Hong Kong dhe Kinë përfshijnë Reach Holding Group (Shanghai) Company Ltd.; Reach Shipping Lines; Delight Shipping Co., Ltd.; Gracious Shipping Co. Ltd.; Noble Shipping Co. Ltd. and Supreme Shipping Co. Ltd.

Daniel He, presidenti i Reach Holding Group dhe drejtori ekzekutiv i saj, Eric Chen, po ashtu sanksionohen për punën me IRISL dhe Hafez Darya Arya Shipping Company, një nga filialet e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın