SHBA, vazhdojnë zjarret pyjore "Madre" në Kaliforni
Në disa zona banimi të prekura nga zjarri janë lëshuar urdhra evakuimi dhe disa autostrada janë mbyllur për trafikun për shkak të afërsisë së zjarrit

Kaliforni
Zjarri "Madre", i cili shpërtheu në qarqet San Luis Obispo dhe Santa Barbara në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA ka prekur më shumë se 52 mijë dynymë tokë rurale, raporton Anadolu.
Ndërsa 10 për qind e zjarrit është vënë nën kontroll, ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit.
Në disa zona banimi të prekura nga zjarri janë lëshuar urdhra evakuimi dhe disa autostrada janë mbyllur për trafikun për shkak të afërsisë së zjarrit.