Bota

SHBA ua kthen autoriteteve palestineze plumbin që vrau gazetaren Abu Akleh

Ministri palestinez i Drejtësisë, Mohammed al-Shalaldeh njoftoi se SHBA-ja e ktheu plumbin që vrau gazetaren e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh pasi kreu hetimet ndaj saj

Mahmut Geldi   | 04.07.2022
SHBA ua kthen autoriteteve palestineze plumbin që vrau gazetaren Abu Akleh

Ramallah

Ministri palestinez i Drejtësisë, Mohammed al-Shalaldeh njoftoi se SHBA-ja e ktheu plumbin që vrau gazetaren e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh pasi kreu hetimet ndaj saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Shalaldeh tha se me kërkesë të Washingtonit, plumbi që vrau Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar më 11 maj, iu dorëzua SHBA-së për hetim.

Duke deklaruar se SHBA-ja ua ktheu plumbin autoriteteve palestineze pas hetimeve, Shalaldeh tha se “Pasi u kthye plumbi, ai u hetua edhe nga ne dhe nuk u provua asnjë ndryshim në të”.

Shalaldeh tha se nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me pretendimet se edhe izraelitë kanë marrë pjesë në hetimet në SHBA.

Duke u shprehur se ata iu përmbaheshin procedurave zyrtare me SHBA-në dhe dhanë plumbin mbi detyrimet etike dhe ligjore, Shelaldeh theksoi se nuk e dinin nëse Izraeli ishte i përfshirë në hetimet në SHBA.

Ai tha se SHBA-ja e kërkoi plumbin në kuadër të seriozitetit të saj në procedurat hetimore. "E rëndësishme është që personi që ka kryer këtë vrasje të kapet dhe të merret përgjegjësi. Abu Shireen ishte shtetase amerikane. Prandaj, SHBA-ja pritet që jo vetëm të kujdeset për hetimin, por edhe të ndjekë ata që kryen këtë vrasje”, tha Shelaldeh.

Ministri palestinez i Drejtësisë, Shelaldeh nënvizoi se rezultatet e hetimeve amerikane për plumbin nuk u arritën, por se ishin të vendosur për hetimin.

- Vrasja e gazetares së Al Jazeera, Abu Akleh

Abu Akleh, (51 vjeçare), gazetare në terren për televizionin Al Jazeera, u vra nga zjarri i ushtarëve izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte bastisjen e forcave izraelite në një kamp refugjatësh në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Gazetari Ali es-Sumudi, i cili ishte me Abu Akleh, gjithashtu u plagos në shpinë.

Vrasja e gazetares Abu Akleh teksa ishte duke kryer detyrën dhe kishte veshur një jelek prej çeliku me mbishkrimin “Press”, u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë me plumba të vërtetë.

Ushtria izraelite nuk e pranoi përgjegjësinë për vrasjen e Ebu Akleh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın