Bota

SHBA thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë dhunën kufitare

SHBA thotë se është "e përkushtuar për t'i ndihmuar palët të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme, paqësore të konfliktit të Lartësisë së Karabakut"

Servet Günerigök  | 14.07.2020 - Përdıtësım : 14.07.2020
SHBA thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë dhunën kufitare

Washington

SHBA të hënën dënuan me "tone të ashpra" përleshjen vdekjeprurëse që ndodhi midis Armenisë dhe Azerbajxhanit këtë fundjavë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne u bëjmë thirrje palëve të ndalojnë përdorimin e forcës menjëherë, të përdorin lidhjet ekzistuese të drejtpërdrejta të komunikimit midis tyre për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe t'i përmbahen rreptësisht armëpushimit", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Deklarata erdhi pas një përleshjeje kufitare të dielën me trupat armene në të cilën katër ushtarë të Azerbajxhanit u martirizuan dhe katër u plagosën.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha që ushtria armene kishte gjuajtur pozicionet e kontrolluara nga Azerbajxhani në rajonin veriperëndimor Tovuz. Përplasjet hynë një ditë të dytë të hënën.

Dy ish republikat sovjetike kanë qenë prej kohësh të bllokuara në një konflikt mbi Malësisë së Karabakut.

Malësia e Karabakut (Nagorno-Karabakh), një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, është okupuar ilegalisht që nga viti 1991 përmes agresionit ushtarak armen.

"Si një Bashkëkryesuese e Grupit Minsk të OSBE-së, SHBA-të mbeten fuqimisht të përkushtuara për t'i ndihmuar palët të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme, paqësore të konfliktit të Karabakut. Ne do të mbetemi të angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet për të arritur këtë qëllim", tha Ortagus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.