Bota

SHBA thërret në takim Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën Ukrainë-Rusi

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Greenfield njoftoi se KS-OKB-në e kanë thirrur në një takim të hënën më 31 janar pas "veprimeve kërcënuese të Rusisë kundër Ukrainës"

Betül Yürük  | 28.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
SHBA thërret në takim Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën Ukrainë-Rusi

New York

SHBA-ja thirri në një takim Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Linda Thomas Greenfield në një deklaratë njoftoi se KS-OKB-në e kanë thirrur në një takim të hënën më 31 janar pas "veprimeve kërcënuese të Rusisë kundër Ukrainës dhe grumbullimit të trupave ruse në kufirin e Ukrainës dhe në Bjellorusi".

Greenfield theksoi se përmes diplomacisë po përpiqen të ulin tensionet përballë kërcënimit ndaj Evropës, paqes dhe sigurisë globale dhe shtoi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së është një vend shumë i rëndësishëm për diplomacinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın