Bota

SHBA sanksionon 4 gjyqtarë dhe zv/prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhërarreste ndaj Netanyahut

Gjyqtari Guilloi u sanksionua për autorizim të urdhërarresteve ndaj kryeministrit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa gjyqtari Prost u përball me dënime për miratimin e hetimeve ndaj personelit amerikan në Afganistan

Muhammed Yasin Güngör  | 20.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
SHBA sanksionon 4 gjyqtarë dhe zv/prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhërarreste ndaj Netanyahut

Stamboll

SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër katër zyrtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përfshirë një gjyqtari që autorizoi urdhërarrestet ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, transmeton Anadolu.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Departamentit të Thesarit shto në listën e personave të sanksionuar gjyqtarët Nicolas Yann Guillou, Nazaht Shameem Khan, Mame Mandiaye Niang dhe Kimberly Prost.

Departamenti i Shtetit tha se Guilloi u sanksionua për autorizim të urdhërarresteve ndaj kryeministrit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa Prost u përball me dënime për miratimin e hetimeve ndaj personelit amerikan në Afganistan.

Zv/prokurorët Khan dhe Niang u sanksionuar për “vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër Izraelit”, duke përfshirë mbështetjen e urdhërarresteve që shënjestrojnë udhëheqjen izraelite që nga marrja e udhëheqjes së zyrës së prokurorit.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet u vendosën sipas Urdhrit Ekzekutiv 14203, i cili shënjestron “përpjekjet keqdashëse nga Gjykata Ndërkombëtare Penale” dhe synon të vendosë pasoja mbi ata që janë të përfshirë në “shkelje kundër SHBA-së dhe Izraelit”.

Të gjitha pronat dhe interesat e individëve të sanksionuar në SHBA ose të kontrolluara nga persona amerikanë tani janë bllokuar. Subjektet në pronësi 50 për qind ose më shumë nga personat e bllokuar gjithashtu janë të sanksionuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.