Bota

SHBA, rrëzohet një avion luftarak F-35 i marinës amerikane

- Marina amerikane në një deklaratë konfirmoi se avioni F-35 u rrëzua pranë Bazës Ajrore Detare Lemoore në California

Aynur Şeyma Asan  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
SHBA, rrëzohet një avion luftarak F-35 i marinës amerikane

Ankara

ANKARA (AA) - Një avion luftarak F-35 i marinës amerikane u rrëzua në California, ndërsa piloti ka mbijetuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, marina amerikane në një deklaratë me shkrim konfirmoi se avioni F-35 u rrëzua rreth orës 18:30 të mbrëmjes sipas orës lokale pranë Bazës Ajrore Detare Lemoore në California.

Po ashtu ndahet informacioni se piloti arriti të dalë nga avioni në mënyrë të sigurt përmes sistemit të lëshimit dhe se ka nisur një hetim lidhur me shkakun e rrëzimit.

Në deklaratë vihet theksi se avioni F-15 i përket flotës "Strike Fighter Squadron VF-125" e cila është përgjegjëse për trajnimin e pilotëve dhe ekuipazhit.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen flakë dhe tym intensiv që përhapet në zonën e hapur ku u rrëzua avioni.

Në anën tjetër rikujtohet se edhe në muajin janar një avion luftarak F-35 u rrëzua në rajonin Alaska dhe u njoftua se piloti ishte i sigurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.