Bota

SHBA, refuzohet lirimi me kusht për vrasësin e senatorit amerikan Robert F. Kennedy

Sirhan Sirhan qëlloi për vdekje Robert Kenedin në vitin 1968

Servet Günerigök  | 02.03.2023 - Përdıtësım : 02.03.2023
SHBA, refuzohet lirimi me kusht për vrasësin e senatorit amerikan Robert F. Kennedy Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Një panel në Kaliforni të SHBA-së ka refuzuar lirimin me kusht të personit që u dënua për vrasjen e senatorit dhe kandidatit presidencial amerikan në vitin 1968, raporton Anadolu.

Sirhan Sirhan qëlloi për vdekje Robert F. Kennedy-n, i cili përfaqësonte shtetin e New Yorkut në Senat në Los Angeles më 5 qershor 1968.

Vrasësit, 78-vjeç, iu mohua lirimi me kusht nga një panel prej tre anëtarësh, sipas NBC News, i cili citoi deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Institucioneve të Korrigjimit dhe Rehabilitimit.

Paneli për lirimin me kusht konstatoi se Sirhan përmbush kushtet për lirim me kusht në gusht 2021, por guvernatori Gavin Newsom e refuzoi propozimin, sipas NBC News.

Sipas CNN, procedura e së mërkurës ishte seanca e 17-të e Sirhan-it për propozimin e lirimit me kusht.

Kennedy u vra pak pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Kaliforni.

Sirhan u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe sulm me qëllim për vrasje ndërsa prapa grilave është që nga viti 1969.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.