Bota

SHBA raporton 945 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i rasteve të kofirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.222.059, me 61.738 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit

Islam Doğru  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 11.07.2020
SHBA raporton 945 vdekje të reja nga COVID-19

New York

SHBA gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 945 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 135.869 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë.

Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, tregojnë se numri i rasteve të kofirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.222.059, me 61.738 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit.

Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.762.263 raste të konfirmuara, India me 798.161 raste të konfirmuara dhe Rusia me 713.936 raste të konfirmuara.

New York-u është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me gjithsej 425.072 raste të konfirmuara dhe 32.343 vdekje.

Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë kryer rreth 40.1 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është rreth 1.426.000.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın