Bota

SHBA, protestuesit përleshen me agjentët federalë në Los Angeles

Demonstruesit u përleshën me policinë jashtë ndërtesës federale në Los Angeles, ku protestuesit hodhën mbeturina dhe shishe drejt oficerëve, duke rezultuar në përdorimin e sprej piperit kundër turmës

Abdulbesar Ademi  | 31.01.2026 - Përdıtësım : 31.01.2026
SHBA, protestuesit përleshen me agjentët federalë në Los Angeles Foto: Jon Putman/AA

Los Angeles

Tubimet masive kundër Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) u shndërruan në përplasje në Los Angeles të SHBA-së pasi protestues të dhunshëm detyruan agjentët federalë të izolohen brenda një ndërtese, raporton Anadolu.

Demonstruesit u përleshën me policinë jashtë ndërtesës federale në Los Angeles, ku protestuesit hodhën mbeturina dhe shishe drejt oficerëve, duke rezultuar në përdorimin e sprej piperit kundër turmës.

Policia e qytetit Los Angeles (LAPD) shpalli të paligjshëm tubimin jashtë ndërtesës federale në qendër të qytetit, mes trazirave të vazhdueshme.

Tubime masive kundër operacioneve të ICE-së gjatë ditës së djeshme janë mbajtur në mbarë SHBA-në, me mijëra demonstrues që dolën në rrugë në kuadër të një dite kombëtare veprimi.

Në vazhdën e goditjes së ashpër ndaj imigracionit nga administrata e presidentit Donald Trump, e cila ka rezultuar me vdekjet tronditëse të dy shtetasve amerikan Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentë të ICE-së në shtetin Minnesota, protestuesit shprehën zhgënjimin dhe frikën e tyre lidhur me operacionet e dhunshme të ICE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın