Bota

SHBA planifikon kufizime për vizat e studentëve të huaj

Në kushtet aktuale studentët e huaj mund të qëndrojnë në SHBA deri në përfundimin e studimeve të tyre

Betül Yürük   | 27.09.2020
SHBA planifikon kufizime për vizat e studentëve të huaj

New York

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të vendosë kufizime për vizat që jepen për studentët e huaj që vijnë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane, administrata e Trumpit përgatitet të vendosë një afat fiks deri në 4 vite për vizat e studentëve të huaj.

Në propozimin e paraqitur nga Departamenti amerikan i Sigurisë së Brendshme, propozohet që të kufizohen në dy vite vizat e studentëve të huaj që vijnë nga vende të cilat ndodhen në listën e Departamentit amerikan të Shtetit për vendet që mbështesin terrorizmin.

Në kushtet aktuale studentët e huaj mund të qëndrojnë në SHBA deri në përfundimin e studimeve të tyre.

Në rast të vendosjes së kufizimit, studentët që kanë nevojë për afat shtesë për zgjatjen e vizave do t'u duhet të paraqesin arsyetime për gjendjen në rast të sëmundjes ose jashtë kontrollit të tyre.

Nëse rregullorja në fjalë hyn në fuqi do të ndikohen personat e vizave në kategoritë ''F'', ''J'' dhe ''I''.

Gjithashtu parashikohet që kjo rregullore të zbatohet edhe për gazetarët e huaj në SHBA.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın