Bota

SHBA, një qark në Florida në karantinë për shkak të kërmijve gjigantë tokësorë afrikanë

Departamenti i Bujqësisë dhe Shërbimeve të Konsumatorit në Florida (FDACS) konfirmoi zbulimin e kërmijve në zonën e New Port Richey të Qarkut Pasco më 23 qershor

Servet Günerigök  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
SHBA, një qark në Florida në karantinë për shkak të kërmijve gjigantë tokësorë afrikanë

Washington

Një pjesë e një qarku në shtetin amerikan të Floridës është nën karantinë pas zbulimit të një kërmilli gjigant tokësor afrikan, i cili sipas ekspertëve mund të konsumojë mbi 500 lloje bimësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Bujqësisë dhe Shërbimeve të Konsumatorit në Florida (FDACS) konfirmoi zbulimin e kërmijve në zonën e New Port Richey të Qarkut Pasco më 23 qershor.

"FDACS do të trajtojë pronat me një moluscicid me bazë metaldehidi (karrem kërmilli). Trajtimi është etiketuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së për përdorim rezidencial", tha Departamenti në faqen e tij të internetit.

Departamenti paralajmëroi banorët se kërmilli është një nga dëmtuesit më invazivë dhe shkakton dëme bujqësore dhe mjedisore.

Kërmilli është zhdukur dy herë në Florida. U zbulua për herë të parë në vitin 1969 dhe u zhduk në 1975.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın