Bota

SHBA, një afro-amerikan qëllohet për vdekje nga policia e Filadelfias

Një video në mediat sociale tregon viktimën duke u qëlluar të paktën dhjetë herë pasi ai ecte drejt dy oficerëve që i kishin drejtuar armët. Para të shtënave, oficerët i kërkonin viktimës të ulë thikën, por në regjistrim nuk duket asnjë thikë

Beyza Binnur Dönmez  | 27.10.2020 - Përdıtësım : 28.10.2020
SHBA, një afro-amerikan qëllohet për vdekje nga policia e Filadelfias

Ankara

Protesta të dhunshme shpërthyen në qytetin amerikan Filadelfia të Pensilvanisë pasi policia qëlloi për vdekje një afro-amerikan për të cilin anëtarët e familjes thanë se kishte një të kaluar me "probleme mendore", transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e qytetit Filadelfia identifikoi viktimën si Walter Wallace Jr. (27 vjeçar) dhe tha se ata po i përgjigjeshin një thirrjeje për një burrë të armatosur me thikë.

Një video në mediat sociale tregon viktimën duke u qëlluar të paktën dhjetë herë pasi ai ecte drejt dy oficerëve që i kishin drejtuar armët. Para të shtënave, oficerët i kërkonin viktimës të ulë thikën, por në regjistrim nuk duket asnjë thikë.

"Kam shikuar videon e këtij incidenti tragjik dhe ajo shfaq pyetje të vështira që duhet të marrin përgjigje", tha kreu i Filadelfias, Jim Kenney.

Komisionerja e policisë, Danielle Outlaw, pranoi se videoja ngre shumë pyetje.

"Banorët kanë sigurinë time se ato pyetje do të adresohen plotësisht në hetim. Ndërsa në skenë këtë mbrëmje, dëgjova dhe ndjeva zemërimin e komunitetit", tha Outlaw.

Vdekja e 27-vjeçarit Wallace shkaktoi protesta nëpër qytet me disa incidente nga dhuna dhe plaçkitjet. Disa oficerë u plagosën gjatë protestave. 

Ndërkohë, babai i viktimës, Walter Wallace Sr., për gazetën Philadephia Inquirer tha se djali i tij "kishte probleme mendore".

"Pse nuk përdorën një taser (armë elektroshok). Pse duhej ta vrisnin atë", tha babai i viktimës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.