Bota

SHBA, nenet e impiçmentit kundër Trumpit kalojnë në Dhomën e Përfaqësuesve

Në rastin më shumë të mundshëm, të paktën një nga dy nenet nëse kalon dhomën më të gjerë, çështja do t’i kalohet Senatit, ku presidenti do të përballet me akuzat në një mjedis të ngjashëm me gjyqin

Michael Hernandez  | 13.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
SHBA, nenet e impiçmentit kundër Trumpit kalojnë në Dhomën e Përfaqësuesve

Washington

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve ka votuar për të aprovuar dy nene për impiçment kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për pengim të punës së Kongresit dhe shpërdorim të pushtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Votat 23 kundrejt 17 pas dy ditëve të debatit panë të gjithë demokratët e panelit të votojnë në mbështetje pasi republikanët kundërshtuan masën e cila tani do të kalojë e plotë në Dhomën e Përfaqësueve për një votim.

Në rastin më shumë të mundshëm, të paktën një nga dy nenet nëse kalon dhomën më të gjerë, çështja do t’i kalohet Senatit, ku presidenti do të përballet me akuzat në një mjedis të ngjashëm me gjyqin.

Data e votimit të Dhomës së Përfaqësuesve ende nuk është e qartë, por pritet të zhvillohet para pushimeve të Kongresit për festat e Krishtlindjeve javën e ardhshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.