Bota

SHBA, mijëra amerikanë protestuan kundër Trump në mbarë vendin

Disa protestues bllokuan rrugën më frekuentuese në Los Angeles që lidh qendrën e qytetit me Hollywood-in. Protesta zgjati me orë, ndërsa automjetet nuk qarkullonin

Ekip  | 10.11.2016 - Përdıtësım : 10.11.2016
SHBA, mijëra amerikanë protestuan kundër Trump në mbarë vendin ( Tayfun Coşkun/AA )

Oakland

OAKLAND (AA) – Dhjetëra mijëra amerikanë mbrëmë dolën në rrugët e shumë qyteteve duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Donald Trump, presidentin e sapozgjedhur amerikan, raporton Anadolu Agency (AA). 

Disa protestues bllokuan rrugën më frekuentuese në Los Angeles që lidh qendrën e qytetit me Hollywood-in. Protesta zgjati me orë ndërsa në këtë kohë automjetet nuk qarkullonin.

Në shumicën e pankartave shkruante “Trump nuk është presidenti im” dhe “Shpëtoni emigrantët, deportone Trump”. Protestuesit filluan të shpërndahen kur policia filloi aksionin e arrestimit, ndonëse nuk u regjistrua dhunë. 

Protesta u organizuan edhe në qendër të New York-ut ku u arrestuan katër persona. 

Policia njoftoi se në rrugë dolën 5.000 njerëz. Një numër i madh qytetarësh dolën edhe në rrugët e qyteteve Chicago, Boston, San Francisco, Seattle, Portland dhe Washington. 

Tubime të vogla pati edhe në St. Paul, Minnesota, Richmond, Virgini, Omaha, Nebraska dhe Austin. Policia në Oakland mbrëmë bllokoi mijëra qytetarë që u mblodhën në qendër të qytetit.

Sipas pohimeve të mediave të atjeshme, në protestën kundër Trump morën pjesë 6.000 njerëz. Në fund të natës dy grupe të demonstrantëve ndezën zjarr në rrugë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın