Bota

SHBA, këshilltari i Sigurisë Kombëtare takon zv.ministrin saudit të Mbrojtjes

Sipas një deklarate nga zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, Sullivan dhe Khaled bin Salman zhvilluan një takim në Washington

Dildar Baykan Atalay  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
SHBA, këshilltari i Sigurisë Kombëtare takon zv.ministrin saudit të Mbrojtjes

Washington

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan dhe zëvendësministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Khalid bin Salman, diskutuan marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve gjatë takimit të tyre në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, Sullivan dhe Khaled bin Salman zhvilluan një takim në Washington.

Sullivan dhe Bin Salman diskutuan partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe diskutuan detajet e "Takimit të Komitetit të Planifikimit të Përbashkët Strategjik SHBA-Arabi Saudite" që do të mbahet në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së këtë javë.

Sullivan përsëriti premtimin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të ndihmuar Arabinë Saudite në mbrojtjen e territorit të saj dhe shprehu kënaqësinë që Arabia Saudite mban një armëpushim të udhëhequr nga OKB-ja në Jemen.

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e ndërtimit të një fuqie ekonomike botërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın