Bota

SHBA-ja uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës, thekson aleancën strategjike

"Në emër të SHBA-së dhe popullit amerikan, dua t'i shpreh urimet e mia më të sinqerta popullit të Turqisë për 102-vjetorin e themelimit të Republikës suaj", tha sekretari amerikan, Rubio

Gizem Nisa Çebi Demir  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
SHBA-ja uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës, thekson aleancën strategjike

Stamboll

SHBA-ja i shprehu sot urimet e saj Turqisë ndërsa vendi shënon 102-vjetorin e themelimit të republikës, transmeton Anadolu.

"Në emër të SHBA-së dhe popullit amerikan, dua t'i shpreh urimet e mia më të sinqerta popullit të Turqisë për 102-vjetorin e themelimit të Republikës suaj", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një deklaratë.

Ai theksoi angazhimin e Washingtonit për forcimin e lidhjeve me aleatin e saj të hershëm, Turqinë.

Duke e quajtur Turqinë "aleat të hershëm dhe të vlefshëm të NATO-s", Rubio nënvizoi rëndësinë e lidhjeve dypalëshe për stabilitetin global. "Marrëdhënia SHBA-Turqi është kritike për paqen, sigurinë dhe prosperitetin global", tha sekretari amerikan.

Rubio vuri theksin mbi bashkëpunimin në prioritetet kryesore, përfshirë luftën kundër terrorizmit, tregtinë dhe sigurinë energjetike.

"Turqia është një partnere jetike me të cilën ndajmë shumë interesa, nga ruajtja e stabilitetit rajonal dhe luftimi i terrorizmit deri te zgjerimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit energjetik", tha ai.

"Bashkëpunimi ynë dypalësh vazhdon t'i bëjë amerikanët, turqit dhe komunitetin global më të sigurt dhe më të begattë", potencoi Rubio duke shtuar se SHBA-ja mezi pret "të forcojnë partneritetin dhe aleancën tonë të fortë".

Dita e Republikës festohet çdo vit në Turqi më 29 tetor, duke përkujtuar shpalljen e republikës nga Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1923.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.