SHBA-ja: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit "i plagosur dhe me shumë mundësi i shfytyruar"
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth pretendon se udhëheqja iraniane është "e dëshpëruar dhe fshihet" mes sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit
Washington
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth tha sot se udhëheqësi suprem i sapoemëruar i Iranit, Mojtaba Khamenei është "i plagosur", ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë vendin, transmeton Anadolu.
"Ne e dimë se udhëheqësi i ri i ashtuquajtur, jo aq suprem, është i plagosur dhe me shumë gjasa i shfytyruar", tha Hegseth në një konferencë për mediat së bashku me gjeneralin Dan Caine, kryetar të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë.
Hegseth pretendon se udhëheqja e Iranit "nuk është në gjendje të mirë, është e dëshpëruar dhe duke u fshehur".
"Ata kanë kaluar në fshehtësi. Kjo është ajo që bëjnë minjtë", shtoi ai.
