Bota

SHBA-ja shqyrton shpalljen e "Vëllazërisë Muslimane" si organizatë terroriste

- Sekretari i Shtetit, Rubio tha se po shqyrtohet nëse do të konsiderohet si organizatë terroriste "Vëllazëria Muslimane", duke shtuar se ajo ka degë të ndryshme dhe për këtë arsye kërkon përkufizime të ndryshme

Yasin Yorgancı  | 13.08.2025 - Përdıtësım : 13.08.2025
SHBA-ja shqyrton shpalljen e "Vëllazërisë Muslimane" si organizatë terroriste

Ankara

ANKARA (AA) - Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio deklaroi se po shqyrtohet nëse do të konsiderohet si organizatë terroriste "Vëllazëria Muslimane", duke shtuar se ajo ka degë të ndryshme dhe për këtë arsye kërkon përkufizime të ndryshme, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë në programin "Sid and Friends", të transmetuar në radion WABC me bazë në SHBA, sekretari Rubio iu përgjigj pyetjeve mbi çështjet aktuale gjeopolitike.

Kur u pyet nëse "Vëllazëria Muslimane" dhe Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) duhet të përcaktohen si organizata terroriste, Rubio tha: "Të gjitha këto po merren në konsideratë dhe sinqerisht 'Vëllazëria Muslimane' ka degë të ndryshme, kështu që do të jetë e nevojshme të përcaktohet secila prej tyre".

Rubio theksoi se hetimi, dokumentimi dhe justifikimi i asaj që përbën atë janë të nevojshme.

"Ne po rishikojmë vazhdimisht atë që përcaktojmë si grupe: mbështetës të terroristëve, ndoshta vetë terroristët, çfarëdo qoftë. Nuk e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë, kështu që kemi shumë për të bërë. Dhe ju përmendët disa emra që ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht 'Vëllazëria Muslimane'", tha Rubio.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.