SHBA-ja ngrin vizat e imigracionit për 75 vende, përfshirë pesë vende të Ballkanit
Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë, kanë publikuar listën e vendeve për të cilat janë pezulluar vizat, duke përfshirë pesë vende nga Ballkani – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën
Washington
SHBA-ja do të pezullojë përpunimin e vizave të imigrantëve për shtetasit e 75 vendeve, përfshirë pesë shtete të Ballkanit, transmeton Anadolu.
“Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-ja të sigurohet që imigrantët e rinj nuk do të nxjerrin pasuri nga populli amerikan”, tha Departamenti në një deklaratë të postuar në platformën sociale amerikane X.
Lajmi u raportua fillimisht nga “Fox News Digital”, duke cituar një memorandum të brendshëm të Departamentit të Shtetit, i cili “udhëzon punonjësit konsullorë të refuzojnë vizat në bazë të ligjit ekzistues, ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e kontrollit dhe verifikimit”.
Lajmi shtoi se pezullimi mund të nisë që më 21 janar.
Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë, kanë publikuar listën e vendeve për të cilat janë pezulluar vizat, duke përfshirë pesë vende nga Ballkani – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
