SHBA-ja lehtëson përkohësisht disa nga sanksionet financiare ndaj Rusisë
- Departamenti amerikan i Thesarit tha se përjashtimi në fjalë ishte për transaksione "të zakonshme dhe të nevojshme" që lidheshin me takimet midis Trumpit dhe Putinit në Alaska

Ankara
ANKARA (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan lehtësimin e përkohshëm të disa sanksioneve financiare kundër Rusisë para një samiti midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.
Departamenti amerikan i Thesarit lëshoi një deklaratë me shkrim mbi këtë çështje.
Deklarata e cila theksoi se disa sanksione financiare kundër Rusisë ishin hequr deri më 20 gusht, tha se përjashtimi në fjalë ishte për transaksione "të zakonshme dhe të nevojshme" që lidheshin me takimet midis Trumpit dhe Putinit në Alaskë.
Gjithashtu deklarata vuri në dukje se ky veprim nuk zhbllokoi pronat e ngrira ose të kufizuara në kuadër të sanksioneve kundër Rusisë.
Trump dhe Putin pritet të diskutojnë për Ukrainën në shtetin amerikan të Alaskës më 15 gusht.