Bota

SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje "narko-terroriste" në Karaibe

"Sulmi kishte në shënjestër një anije të operuar nga një organizatë e caktuar terroriste që trafikonte narkotikë dhe asnjë nga personeli amerikan nuk u lëndua", tha sekretari i Mbrojtjes, Hegseth

Alban Agushi  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje "narko-terroriste" në Karaibe

Ankara

SHBA-ja kreu sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare në Karaibe të enjten, sipas udhëzimeve të presidentit Donald Trump, duke vrarë tre persona që i përshkroi si "narko-terroristë", transmeton Anadolu.

"Sulmi kishte në shënjestër një anije të operuar nga një organizatë e caktuar terroriste që trafikonte narkotikë dhe asnjë nga personeli amerikan nuk u lëndua", tha sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

"Anija po trafikonte narkotikë në Karaibe dhe u godit në ujërat ndërkombëtare", tha ai.

Hegseth shtoi se "sulme të ngjashme me anije ndaj narko-terroristëve do të vazhdojnë" derisa të ndalet një trafik i tillë.

"Për të gjithë narko-terroristët që kërcënojnë atdheun tonë: nëse doni të qëndroni gjallë, ndaloni trafikimin e drogës. Nëse vazhdoni të trafikoni drogë vdekjeprurëse, ne do t'iu vrasim", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın