SHBA-ja ka vendosur të mos dërgojë disa municione ushtarake që më parë ishin planifikuar të dërgohen në Ukrainë
Zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha në një deklaratë se Pentagoni ka kryer shqyrtim të ndihmave ushtarake të huaj

Washington
SHBA-ja bëri të ditur se disa municione ushtarake, për të cilat më parë ishte njoftuar se do të dërgohen në Ukrainë, nuk do të dërgohen si rezultat i shqyrtimit të ndihmës së huaj ushtarake nga Pentagoni, transmeton Anadolu.
Zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha në një deklaratë se Pentagoni ka kryer shqyrtim të ndihmave ushtarake të huaj.
Në këtë drejtim, Kelly vuri në dukje se u mor një vendim për të ndaluar dërgesën e disa municioneve ushtarake që thuhej se do të dërgoheshin në Ukrainë gjatë mandatit të ish-Presidentit Joe Biden, "me qëllim që të prioritizoheshin interesat e SHBA-së".
"Fuqia e Forcave të Armatosura të SHBA-së është e padiskutueshme. Pyeteni Iranin", tha Kelly.
Zyrtarët amerikanë, të cilët nuk iu bënë të ditur emrat e tyre, pohuan se Pentagoni kishte vendosur të ndalonte dërgesën e disa municioneve ushtarake për shkak të "rënies së stoqeve" të disa armëve pas shqyrtimit të bërë.