SHBA-ja heq presidentin sirian nga lista specifike globale e sanksioneve kundër terroristëve
Departamenti amerikan i Thesarit tha se gjithashtu e ka hequr nga lista e sanksioneve edhe ministrin e Brendshëm të Sirisë, Anas Khattab
Washington
Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën sot presidentin sirian Ahmad al-Sharaa nga lista e sanksioneve ndaj Terroristëve Globalë të Listuar në Mënyrë Specifike, njoftoi Departamenti i Thesarit, transmeton Anadolu.
Në një listë emrash që përdorej për t’iu referuar Sharaas, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit tha se gjithashtu e ka hequr nga lista e sanksioneve edhe ministrin e Brendshëm të Sirisë, Anas Khattab.
Ky veprim erdhi një ditë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të një projektrezolute për heqjen e al-Sharaas dhe Khattabit nga lista e sanksioneve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
