Bota

SHBA-ja do të bashkojë Zyrën e Çështjeve Palestineze me ambasadën izraelite

"Në një njoftim tjetër të rëndësishëm sekretari Rubio ka vendosur të bashkojë plotësisht përgjegjësitë e Zyrës së Çështjeve Palestineze me senksione të tjera të Ambasadës së SHBA-së në Kuds”, tha Bruce

Diyar Güldoğan  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
SHBA-ja do të bashkojë Zyrën e Çështjeve Palestineze me ambasadën izraelite

Washington DC

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të bashkojë Zyrën e Çështjeve Palestineze me Ambasadën e SHBA-së në Kuds, transmeton Anadolu.

“Në një njoftim tjetër të rëndësishëm sekretari Rubio ka vendosur të bashkojë plotësisht përgjegjësitë e Zyrës së Çështjeve Palestineze me senksione të tjera të Ambasadës së SHBA-së në Kuds”, u tha gazetarëve Tammy Bruce, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Bruce tha se ambasadori amerikan, Mike Huckabee, do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të zbatuar bashkimin në javët e ardhshme.

Ajo shtoi se SHBA-ja “mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënies së tyre historike me Izraelin, duke forcuar sigurinë e Izraelit dhe duke siguruar paqen për të krijuar një jetë më të mirë për të gjithë rajonin”.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın