SHBA-ja dhe Arabia Saudite nisin stërvitje të përbashkët ushtarake në shkretëtirën e Kalifornisë
"Stërvitja 'Quincy-1' synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe të shkëmbejë ekspertizë", tha Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite
Istanbul
SHBA-ja dhe Arabia Saudite nisën stërvitje të përbashkët ushtarake në bazën ushtarake "Fort Irwin" në Kaliforni, njoftoi Ministria e Jashtme saudite, transmeton Anadolu.
Ministria saudite në një deklaratë të mërkurën tha se stërvitjet e përbashkëta "Quincy-1" synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale, të shkëmbejnë ekspertizë dhe të forcojnë integrimin në kryerjen e operacioneve të përbashkëta në mjedise të ndryshme luftarake".
Ministria nuk specifikoi kohëzgjatjen e stërvitjes apo numrin e personelit pjesëmarrës.
Qendra kombëtare e trajnimit "Fort Irwin" është zonë e madhe trajnimi për ushtrinë amerikane, që shtrihet në rreth 3.108 kilometra katrorë në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë.
