Bota

SHBA inkurajon aleatët të fokusohen në organizatën terroriste PKK

"Po punojmë gjithashtu me vendet e tjera që nuk kanë marrë pozicion të fortë kundër financimit të PKK-së", tha koordinatori amerikan i kundërterrorizmit në Departamentin e Shtetit

Safvan Allahverdi  | 20.07.2018 - Përdıtësım : 20.07.2018
SHBA inkurajon aleatët të fokusohen në organizatën terroriste PKK

Washington

WASHINGTON (AA) - Koordinatori i Kundërterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit tha se ka alarmuar homologët e tij të huaj që krahas DEASH-it dhe Al-Kaedës, të përqendrohen edhe në grupin terrorist PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në çdo mundësi që kam, ngre me homologët e huaj nevojën jo vetëm për t'u përqendruar në DEASH-in dhe Al-Kaedën, por në spektrin e plotë të grupeve terroriste, përfshirë grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun dhe gjithashtu PKK-në", tha ambasadori Nathan A. Sales gjatë një paneli në think-tankun German Marshall Fund me bazë në Washington.

Duke e përshkruar qëndrimin e Washingtonit mbi PKK-në si "shumë të qartë", Sales theksoi se SHBA e ka cilësuar PKK-në si organizatë terroriste qysh nga viti 1997.

"Ajo ishte në fakt një nga organizatat e para që kemi cilësuar ndonjëherë si të tillë, bashkë me Hezbollahun dhe Hamasin", shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Sales gjithashtu tërhoqi vëmendjen tek aktivitetet e financimit të PKK-së, duke thënë se SHBA është duke bërë çmos për të penguar përpjekjet e grupeve terroriste për mbledhjen e fondeve në vend.

"Po punojmë gjithashtu me vendet e tjera që nuk kanë marrë pozicion të fortë kundër financimit të PKK-së", theksoi Sales.

Ndryshe, PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın