Bota

SHBA, gjykata ndalon përkohësisht ndalesën e Trumpit mbi aplikacionin TikTok

Vendimi, i cili ndalon përdoruesit e mediave sociale të instalojnë aplikacionin TikTok nga mesnata e së dielës u pezullua përkohësisht nga një gjykatë federale

Dilara Hamit  | 28.09.2020 - Përdıtësım : 29.09.2020
SHBA, gjykata ndalon përkohësisht ndalesën e Trumpit mbi aplikacionin TikTok

Ankara

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndaluar aplikacionin për ndarjen e videove me pronësi kineze TikTok nga tregu amerikan i aplikacioneve të dielën, disa orë para se të hynte në fuqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi, i cili ndalon përdoruesit e mediave sociale të instalojnë aplikacionin TikTok nga mesnata e së dielës u pezullua përkohësisht nga një gjykatë federale në kryeqytetin Washington, DC. 

Ndalimi mund të revokohet nëse Trump miraton zyrtarisht një marrëveshje midis kompanisë mëmë të TikTok, ByteDance, me kompaninë e teknologjisë amerikane Oracle. Përndryshe, shqetësimet e sigurisë kombëtare do të zgjidheshin më 12 nëntor përmes kufizimeve që në mënyrë efektive do ta bënin aplikacionin të pamundur për t'u përdorur në SHBA.

TikTok në periudhën janar-mars të këtij viti u shkarkua 315 milionë herë në të gjithë botën, më shumë se çdo aplikacion në një tremujor të vetëm në histori, ndërsa 130 milionë e shkarkimeve ishin në SHBA, sipas të dhënave të fundit nga Sensor Tower. Ai u shkarkua 37 milionë herë vetëm në gusht, kur arriti 9 milionë dollarë të ardhura.

Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi më 18 shtator se shkarkimi i aplikacioneve të mediave sociale TikTok dhe WeChat, që u përkasin kompanive kineze, do të ndalohet për arsye të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.