Bota

SHBA, rritet në 50 numri i personave të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka deklaruar se 22 prej emigrantëve janë shtetas meksikanë, shtatë nga Guatemala dhe dy nga Hondurasi. Identiteti i 19 personave të tjerë nuk është deklaruar ende

Betül Yürük  | 28.06.2022 - Përdıtësım : 28.06.2022
SHBA, rritet në 50 numri i personave të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

New York

Është rritur në 50 numri i personave që u gjetën të vdekur brenda një kamioni të braktisur në qytetin San Antonio të Teksasit në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kanë përditësuar në 50 numrin e të vdekurve që u gjetën në një kamion të braktisur në qytetin San Antonio dhe të cilin më parë e kishin njoftuar si 46.

Ndërkohë, njoftohet se 16 persona, përfshirë katër fëmijë të cilët ndodheshin në kamion, janë dërguar në spital.

Thuhet se emigrantët në kamion janë përpjekur të kalojnë në SHBA nëpërmjet rrugëve të paligjshme.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka deklaruar se 22 prej emigrantëve janë shtetas meksikanë, shtatë nga Guatemala dhe dy nga Hondurasi. Identiteti i 19 personave të tjerë nuk është deklaruar ende.

Ndërkohë, shefi i policisë në San Antonio, William McManus, ka njoftuar se tre persona janë arrestuar lidhur me kamionin e braktisur, identiteti i të cilëve nuk është njoftuar ende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın