Bota

SHBA, fillojnë evakuimet për shkak të zjarreve pyjore në Kaliforni

Departamenti i Sherifit në San Diego County tha se vazhdojnë urdhrat e evakuimit dhe u bëri thirrje banorëve të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre

Alban Agushi  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 18.06.2025
SHBA, fillojnë evakuimet për shkak të zjarreve pyjore në Kaliforni

San Diego

Në San Diego të Kalifornisë në SHBA zjarret pyjore janë përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet njoftuan se 340 dynymë janë djegur dhe se vetëm 10 për qind e zjarrit është nën kontroll, raporton Anadolu.

Departamenti i Sherifit në San Diego County tha se vazhdojnë urdhrat e evakuimit dhe u bëri thirrje banorëve të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë atyre që jetojnë në zonat përreth u është rekomanduar të jenë të përgatitur për t'u evakuuar dhe për t'u larguar nga zona nëse ndihen të kërcënuar.

Në pamje shihen zonat që digjen dhe helikopterët zjarrfikës që dërgojnë ujë në zonë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın