SHBA do t'u japë fund disa prej programeve të sigurisë për vendet evropiane në kufi me Rusinë
Zyrtarët e paidentifikuar pretenduan se administrata po shqyrton përfundimin e disa prej programeve të saj të ndihmës afatgjate për sigurinë e vendeve evropiane që kufizohen me Rusinë.

Ankara
Pretendohet se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka planifikuar t'u japë fund disa prej programeve të saj të ndihmës afatgjate për sigurinë e vendeve evropiane që kufizohen me Rusinë, transmeton Anadolu.
Gjashtë zyrtarët që posedojnë informacione lidhur me planin folën për gazetën "The Washington Post" në kushte anonimiteti.
Zyrtarët e paidentifikuar pretenduan se administrata po shqyrton përfundimin e disa prej programeve të saj të ndihmës afatgjate për sigurinë e vendeve evropiane që kufizohen me Rusinë.
Burimet theksuan se midis programeve që do të ndërpriten janë iniciativat që synojnë forcimin e kufirit lindor të Evropës kundër një sulmi të mundshëm rus dhe rritjen e aftësive të ushtrive të vendeve të Evropës Lindore. Ata shtuan se ky hap do të ndikojë në ndihmën ushtarake prej qindra miliona dollarësh që sigurohet për vendet evropiane.
Plani konsiderohet pjesë e qasjes së politikës së jashtme "Amerika e Para" të administratës së Trumpit, e cila synon të zvogëlojë ndihmën e huaj dhe të sigurojë që aleatët evropianë të mbajnë një pjesë më të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s.