Bota

SHBA dhe Jordania riafirmojnë mbështetjen për "tërheqjen paqësore" të grupit terrorist

Safadi dhe Barrack diskutuan zhvillimet në Siri "në kontekstin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të mbështetur përpjekjet e qeverisë siriane për të garantuar sigurinë, sovranitetin, unitetin dhe stabilitetin e Sirisë

Rania R.a. Abushamala  | 10.01.2026 - Përdıtësım : 10.01.2026
SHBA dhe Jordania riafirmojnë mbështetjen për "tërheqjen paqësore" të grupit terrorist

Stamboll

Jordania dhe SHBA-ja kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe "tërheqjen paqësore" të organizatës terroriste YPG/SDF nga qyteti verior sirian Halep, transmeton Anadolu.

Komentet erdhën dje gjatë një takimi në kryeqytetin Aman midis ministrit jordanez të Punëve të Jashtme, Ayman Safadi dhe të dërguarit të SHBA-së në Siri, Thomas Barrack, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme, të cilën Barrack e ndau edhe përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Kjo u theksua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë, që gjithashtu u nda nga Barrack në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Në njoftim thuhet se Safadi dhe Barrack diskutuan zhvillimet në Siri "në kontekstin e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të mbështetur përpjekjet e qeverisë siriane për të garantuar sigurinë, sovranitetin, unitetin dhe stabilitetin e Sirisë, dhe për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve sirianë".

Të dyja palët "riafirmuan angazhimin e Mbretërisë dhe SHBA-së për të mbështetur përpjekjet që synojnë konsolidimin e armëpushimit, sigurimin e tërheqjes paqësore të Forcave Demokratike Siriane (SDF) nga Halepi dhe garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së të gjithë civilëve".

Ata gjithashtu theksuan "nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së 10 marsit 2025, për të cilën si qeveria siriane ashtu edhe SDF-ja janë zotuar më parë".

Bisedimet trajtuan më tej çështjen e Sirisë jugore, ku Safadi dhe Barrack pohuan vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të zbatuar "udhërrëfyesin për t'i dhënë fund krizës në Suwayda dhe për të stabilizuar Sirinë jugore", të miratuar më 16 shtator të vitit 2025, i cili "theksoi domosdoshmërinë e arritjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për situatën në Suwayda".

Sot, Ushtria Siriane njoftoi se ka përfunduar një operacion spastrimi të plotë të sigurisë në lagjen Sheikh Maqsoud, në mes të përshkallëzimit me grupin terrorist YPG/SDF.

Që nga e marta, YPG/SDF ka bombarduar lagje banimi, objekte civile dhe pozicione të Ushtrisë Siriane në Halep.

Sulmet kanë shkaktuar nëntë të vdekur dhe 55 të plagosur, si dhe kanë detyruar rreth 165 mijë banorë të zhvendosen nga lagjet Ashrafieh dhe Sheikh Maqsoud.

Më 10 mars të vitit 2025, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ndarje.

Autoritetet thanë se SDF-ja në muajt pasues nuk ka treguar asnjë përpjekje për të përmbushur kushtet e marrëveshjes.

Qeveria ka intensifikuar përpjekjet për të ruajtur sigurinë në mbarë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, pas 24 vitesh në pushtet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.