Bota

SHBA, besimi i publikut ndaj mediave "bie në nivelin më të ulët"

Sipas anketës vjetore të firmës Edelman, 58 për qind e amerikanëve mendojnë se shumica e organizatave mediatike merren më shumë me promovimin e një ideologjie ose pozicioni politik sesa me informimin e publikut

Islam Doğru   | 22.01.2021
SHBA, besimi i publikut ndaj mediave "bie në nivelin më të ulët"

New York

Besimi ndaj mediave tek amerikanët ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohëve, tregoi një anketë e realizuar në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas anketës vjetore të firmës Edelman të ndarë me portalin e lajmeve Axios, 58 për qind e amerikanëve mendojnë se shumica e organizatave mediatike merren më shumë me promovimin e një ideologjie ose pozicioni politik sesa me informimin e publikut.

Ndërkaq, 56 për qind e amerikanëve mendojnë se "Gazetarët dhe reporterët qëllimisht përpiqen t'i mashtrojnë njerëzit duke i thënë gjërat të cilat ata e dinë se janë të gabuara ose të ekzagjeruara".

Në baza partiake, 57 për qind e demokratëve dhe vetëm 18 për qind e republikanëve kanë deklaruar se u besojnë mediave.

Në anketë, e cila thekson se besimi i publikut në media në SHBA "ka rënë në nivelin më të ulët", thuhet se mosbesimi në fjalë po reflektohet edhe në pjesën tjetër të botës dhe se shumica e kësaj nuk është funksion i "luftës kundër lajmeve të rreme" të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın