Bota

SHBA, aktakuzë për të arratisurin e FETO-s Kemal Öksüz

Në SHBA është përgatitur aktakuzë kundër anëtarit të organizatës terroriste FETO Kemal Öksüz, lidhur me organizimin e udhëtimit në Azerbajxhan për anëtarët e Kongresit Amerikan në 2013

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 26.09.2018 - Përdıtësım : 27.09.2018
SHBA, aktakuzë për të arratisurin e FETO-s Kemal Öksüz

Ankara

ANKARA (AA) - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është përgatitur aktakuzë kundër anëtarit të organizatës terroriste FETO Kemal Öksüz, lidhur me organizimin e udhëtimit në Azerbajxhan për anëtarët e Kongresit Amerikan në vitin 2013, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktakuzën e cila është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së, thuhet se Kemal (Kevin) Öksüz, ka fshehur burimin e mjeteve me të cilat në vitin 2013 janë mbuluar shpenzimet e udhëtimit të delegacionit të Kongresit Amerikan në Azerbajxhan.

Aktakuza e ngarkon Öksüz-in për pesë vepra të ndryshme, ku ndër të tjera, është akuzuar për dhënien e deklaratave të rreme dhe si fshehurazi ka financuar udhëtimin e anëtarëve të Kongresit Amerikan, apo se udhëtimi është paguar nga fondet që u transferuan nga kompania e naftës, e cila është nën kontrollin e qeverisë së Azerbajxhanit.

Komiteti Etik në Kongresin amerikan (OCE) në vitin 2015 publikoi një raport sipas të cilit organizata e lidhur me organizatë terroriste FETO, apo lëvizjen e njohur si Hizmet, të udhëhequr nga Fethullah Gülen, në vitin 2008 ka financuar fshehurazi mbi 200 udhëtime të kongresmenëve amerikanë, me çka janë shkelur rregullat e Kongresit dhe ligjet federale amerikane.

Komiteti i Etikës më vonë njoftoi se nuk u gjet asnjë dëshmi se anëtarët e delegacionit të Kongresit kishin "shkelur qëllimisht rregullat e Kongresit" me këto udhëtime.

Kemal Öksüz përndryshe është vëllai i Adil Öksüz, i cili ishte emri kryesor i tentimit për grusht shteti të FETO-s në Turqi. Adil, i njohur edhe si "imam i FETO-s në Forcat Ajrore", menjëherë pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit u arrestua, por u lirua pasi deklaroi se në bazën ajrore ishte futur aksidentalisht gjatë një shëtitje.

Vëllai i Adilit, Kemal Öksüz është gjithashtu një nga emrat e shumtë "kryesorë" të organizatës terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentimit të dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, disa prej tyre më herët dhe disa edhe pas përpjekjes të grushtit të shtetit, u larguan nga shtëpitë e tyre dhe ikën nga Turqia për të gjetur strehim në shumë vende të botës.

Öksüz, i cili është kryetar i Këshillit Euro-Aziatiko-Amerikan, qëndron në një vilë luksoze në qytetin Arlington të Virxhinias, që vlerësohet në 1.7 milionë dollarë. Kostoja e qëndrimit në këtë vilë është 7.000 dollarë në muaj.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın