SHBA, 7 të zhdukur pas shpërthimit në një depo fishekzjarresh në Karolinën e Veriut
Të paktën 7 persona u regjistruan si të zhdukur pas shpërthimit të zjarrit në një depo fishekzjarrësh në Karolinën e Veriut në SHBA

Stamboll
Të paktën 7 persona u regjistruan si të zhdukur pas shpërthimit të zjarrit në një depo fishekzjarrësh në Karolinën e Veriut në SHBA, transmeton Anadolu.
Zjarrfikësit mbërritën rreth orës 5.50 të pasdites të martën në qytetin Esparto, në veriperëndim të Sakramentos dhe gjetën disa ndërtesa në flakë dhe shumë shpërthime që po ndodhnin në zonë, tha shefi i Zjarrfikësve të Espartos, Curtis Lawrence, raporton NBC News.
"Shtatë persona mbeten të zhdukur. Ekipet e ndihmës së parë dhe hetuesit po punojnë me pronarin e pronës për të përcaktuar vendndodhjen e këtyre personave", tha Zyra e Marshallit të Zjarrfikësve të Shtetit.
Thuhet se hetuesit besojnë se pronari i depos ka licencë aktive piroteknike. "Si pjesë e hetimit tonë, ne do të punojmë për të përcaktuar nëse gjithçka që po ndodhte në objekt ishte brenda kërkesave tona të licencës", shtuan ata.
Shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, thanë zyrtarët. Lawrence njoftoi se zjarri rezultoi në disa zjarre të vogla që u përhapën në rreth 80 hektarë në total.
Esparto është një qytezë me rreth 3,000 banorë, i vendosur rreth 30 milje në veriperëndim të Sakramentos.