Bota

SHBA: 5 njësi ushtarake izraelite kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

Mediave amerikane kanë raportuar se Washingtoni po përgatitet të vendosë sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të ushtrisë izraelite për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Rabia İclal Turan  | 29.04.2024 - Përdıtësım : 29.04.2024
SHBA: 5 njësi ushtarake izraelite kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut Foto: AA/Arkiv

Washington DC

SHBA ka bërë të ditur se ka zbuluar se pesë njësi ushtarake izraelite kanë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut përpara nisjes së luftës së Izraelit në Gaza pas sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha se “katër nga këto njësi kanë korrigjuar në mënyrë efektive shkeljet”, duke shtuar se të gjitha incidentet ndodhën përpara 7 tetorit dhe asnjë nuk ndodhi në Rripin e Gazës, ku është fokusi i konfliktit që nga tetori i kaluar.

Ai shtoi se korrigjimi është në përputhje me atë që SHBA-ja pret të bëjnë partnerët e saj.

“Ne vazhdojmë të jemi në konsultime dhe angazhime me qeverinë e Izraelit. Ata kanë dorëzuar informacione shtesë në lidhje me atë njësi dhe ne po vazhdojmë t’i kemi ato biseda”, tha Patel.

Raportet e fundit të mediave amerikane kanë theksuar se Washingtoni po përgatitet të vendosë sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të ushtrisë izraelite për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın