Bota

SHBA, 13 të vdekur nga anija e fundosur

Është rritur në 13 numri i personave që humbën jetën si pasojë e fundosjes së anijes turistike në liqenin Table Rock, në shtetin federal amerikan Missouri

Emre Aytekin  | 20.07.2018 - Përdıtësım : 21.07.2018
SHBA, 13 të vdekur nga anija e fundosur

Branson

BRANSON (AA) – Është rritur në 13 numri i personave që humbën jetën si pasojë e fundosjes së anijes turistike në liqenin Table Rock, në shtetin federal amerikan Missouri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i qarkut Stone, Doug Rader ka thënë se në aksidentin që ndodhi mbrëmë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytetit Branson, anija turistike është përmbytur si pasojë e motit me stuhi.

Në anije ndodheshin 30 pasagjerë, ku 13 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë janë shpëtuar. Shtatë prej të shpëtuarve janë të plagosur.

Ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 3 personave të zhdukur.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın