Bota

SHBA, 1 nxënës i vdekur dhe 8 të plagosur nga sulmi i armatosur në shkollë

Incidenti ka ndodhur pasi dy nxënës kanë ardhur të armatosur në shkollën në rajonin Highlands Ranch dhe kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur një nxënës tjetër dhe duke plagosur tetë të tjerë

Betül Yürük  | 08.05.2019 - Përdıtësım : 08.05.2019
SHBA, 1 nxënës i vdekur dhe 8 të plagosur nga sulmi i armatosur në shkollë Foto: AA/Arhiv

New York

Një nxënës ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë në Colorado të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediumet amerikane, incidenti ka ndodhur pasi dy nxënës kanë ardhur të armatosur në shkollën në rajonin Highlands Ranch dhe kanë hapur zjarr.

Disa nga nxënësit e plagosur janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët, duke shtuar se sulumuesit, që të dy nxënës të së njëjtës shkollë, janë arrestuar nga policia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın