Shatërvani i Neptunit në Madrid njolloset me të kuqe në shenjë proteste kundër shitjes së armëve në Izrael
“Ne e njollosim Shatërvanin e Neptunit në të kuqe me gjak. Ndaloni gjenocidin ndaj popullit palestinez”, ndau organizata mjedisore mesazhin me imazhe dhe pamje nga shatërvani historik në platformat e mediave sociale

Madrid
Aktivistët e rrjetit të pavarur global Greenpeace ka hedhur ngjyrë të kuqe në Shatërvanin historik të Neptunit në qendër të kryeqytetit Madrid për të denoncuar shitjet e armëve nga Spanja në Izrael mes konfliktit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
“Ne e njollosim Shatërvanin e Neptunit në të kuqe me gjak. Ndaloni gjenocidin ndaj popullit palestinez”, ndau organizata mjedisore mesazhin me imazhe dhe pamje nga shatërvani historik në platformat e mediave sociale.
Greenpeace tha se nevojitet një veprim i menjëhershëm ndërkombëtar.
“Mesazhi ynë është shumë i qartë. Një embargo e menjëhershme armësh ndaj Izraelit. Të gjitha aktivitetet që mbështesin krimet e luftës kundër popullit palestinez duhet të ndalohen. Tregtia e armëve me Izraelin duhet të marrë fund”, theksoi organizata.
Ajo gjithashtu përmendi shifra alarmante të viktimave dhe shkallën e tregtisë ushtarake të Spanjë me Izraelin.
“Që nga 7 tetori, më shumë se 60 mijë njerëz janë vrarë në Gaza. Ndërkohë, Spanja ka bërë të paktën 46 kontrata me industrinë ushtarake izraelite, me vlerë mbi 1.044 miliardë euro”, tha Greenpeace.
Grupi gjithashtu e kritikoi ashpër atë që e përshkroi si bashkëfajësi ndërkombëtare në krizën humanitare në Gaza.
Greenpeace i ka bërë thirrje publikut spanjoll të marrë pjesë në një protestë mbarëkombëtare më 10 maj në Madrid për të kundërshtuar operacionet ushtarake në Gaza dhe marrëveshjet e vazhdueshme të armëve të Spanjës me Izraelin.
Në përgjigje të kritikave në rritje, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e trajtoi çështjen më herët këtë javë në parlament. Ai pohoi se Spanja ka pezulluar të gjithë tregtinë e armëve me Izraelin që nga fillimi i operacioneve të saj ushtarake në Gaza më 7 tetor të vitit 2023 dhe kundërshtoi raportet që sugjeronin të kundërtën.
Sanchez theksoi një kontratë të anuluar të blerjes së plumbave të bërë nga xhandarmëria spanjolle me një kompani izraelite, duke i quajtur raportet për tregti të vazhdueshme “të rreme”.
Kryeministri spanjoll sqaroi se blerjet e tjera përfshinin “artikuj si pajisje ndriçimi të montuara në helmeta, jelekë antiplumb dhe detektorë eksplozivësh”, duke theksuar se ato “nuk ishin prodhuar në Izrael” dhe ishin përdorur vetëm në misionet paqeruajtëse spanjolle jashtë vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.