Bota

Sezoni i vjeshtës kthen Kashmirin në ngjyrë të artë dhe të kuqe

Vjeshta në Kashmir është e njohur për peizazhet e saj mahnitëse dhe veçanërisht pemët "Chinar", që janë simbol i rajonit

Abdulbesar Ademi  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Sezoni i vjeshtës kthen Kashmirin në ngjyrë të artë dhe të kuqe Foto: Faisal Khan / AA

Shkup

Ngjyrat e vjeshtës në Kashmir po arrijnë kulmin e tyre, me pemët dekorative "Chinar" që ndryshojnë ngjyrat e tyre teksa dita po shkurtohet, duke treguar afrimin e stinës së dimrit, raporton Anadolu.

Banorët dhe vizitorët bëjnë fotografi të kopshteve dhe parqeve të mbuluar me pemë me ngjyra të vjeshtës në qytetin Srinagar të administruar nga India në Xhamu dhe Kashmir.

Vjeshta në Kashmir është e njohur për peizazhet e saj mahnitëse dhe veçanërisht pemët "Chinar", që janë simbol i rajonit.

Përveç bukurisë natyrore, ky sezon paralajmëron edhe fillimin e temperaturave më të ulëta dhe përgatitjet për dimrin e ashpër që është karakteristik për këtë rajon malor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.